Rreth Datarotor

Ndërtuar për industrinë muzikore ballkanike

Datarotor lindi nga nevoja — artistët shqipfolës nuk kishin asnjë mjet profesional për të kuptuar nëse muzika e tyre luante në radio, sa herë, dhe nëse pagesa ishte e drejtë. Ne e ndryshuam këtë.

Historia jonë

Datarotor u themelua me vizionin e thjeshtë: çdo artist duhet të dijë saktësisht çfarë ndodh me muzikën e tij. Në Ballkan, ky informacion ishte i paarritshëm ose tepër i shtrenjtë.

Duke kombinuar teknologjinë e fingerprinting audio me analitikën e platformave dixhitale, ne ofrojmë pamjen e plotë — nga radiostacionet lokale deri te streaming global.

Sot, Datarotor është mjeti i preferuar i menaxherëve, labeleve dhe artistëve që duan të kuptojnë dhe të optimizojnë prezencën e tyre muzikore.

200+
Artistë aktiv
50+
Radio monitorizuara
24/7
Monitoring live
2.4K
Detektime/muaj

Vlerat tona

Misioni ynë

T'u ofrojmë artistëve, labeleve dhe manaxherëve të dhëna reale nga industria muzikore ballkanike për të marrë vendime të informuara.

Inovacion

Teknologji fingerprinting audio e avancuar që monitoron radiostacionet 24/7 dhe detekton çdo luajtje të këngëve tuaja.

Komuniteti

Mbi 200 artistë shqipfolës dhe dhjetëra label muzikore besojnë tek Datarotor për të menaxhuar karrierën e tyre.

Mbulimi

Monitoring i 50+ radiostacioneve në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë — me zgjerim të vazhdueshëm.

Transparenca

Ne besojmë në transparencë totale — çdo play, çdo stacion, çdo orë — të dhëna të pafiltrura dhe të verifikueshme.